Tanzania për herë të parë publikon të dhënat e COVID-19

Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, për herë të parë njoftoi të dhënat e koronavirusit të ri (COVID-19) të vendit të saj.

Presidentja e parë grua e Tanzanisë, në një deklaratë për një televizion deklaroi se 70 persona që ishin në “gjendje kritike” për shkak të COVID-19 u trajtuan në spital.

Hassan nuk dha informacion në lidhje me numrin e viktimave nga COVID-19.

Duke njoftuar se ata do të marrin vaksina me vlerë prej 470 milionë dollarë si pjesë e luftës kundër COVID-19, Hassan shtoi se Tanzania do të përfshihet gjithashtu në programin COVAX.

Hassan mori postin e presidentes së vendit pas vdekjes së papritur të ish-presidentit Tanzanisë, John Magufuli, më 17 mars, i cili njihej me qëndrim injorues ndaj pandemisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *