Tare përgatit goditjen e madhe/ Sarri kërkon te Lacio futbollistin e Juventusit që është pjesë e kombëtares italiane








iglitare

Igli Tare është duke përgatitur goditjen e madhe në merkato për trajnerin Mauricio Sarri.

Pas Elseid Hysajt, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, drejtuesit e klubit kryeqytetas janë hedhur në sulm për futbollistin e Juventusit, Federiko Bernardeski, i cili nuk ka shumë hapësira të Juventusit.

27-vjeçari është pjesë e kombëtares italiane në këtë Euro 2020, teksa pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Lacios, i cili raportohet nga mediat se ia ka kërkuar Tares në skuadër, pasi ka një konsideratë të veçantë për të.

Bernardeski është pjesë e Juves, që nga vitit 2017, teksa në total ka regjistruar 106 paraqitje me bardhezinjtë, ku ka arritur të shënojë vetëm 7 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *