Taremi dhe Martinez në Milano, edhe Interi zyrtarizon tri blerje

taremi dhe martinez ne milano edhe interi zyrtarizon tri blerje



































Pas mesfushorit Piotër Zielinski, dje Interi pati mundësinë që të zyrtarizojë edhe dy goditje të tjera, duke vazhduar përmirësimin dhe rinovimin e grupit. I pari që nënshkroi, siç ishte paralajmëruar, ishte portieri i ardhur nga Xhenoa, Josep Martinez.

Josep-Martinez-Welcome-Article

Portieri 26-vjeçar do të jetë krahu i djathtë i titullarit veteran, Jan Zomer, ndonëse duke parë faturën prej 13.5 milionë eurosh, plus 2 milionë bonuse, sigurisht që bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm për të ardhmen.

Martinez jo vetëm kaloi vizitat, por edhe firmosi kontratën e tij: “Të qenit tek Interi është një motiv krenarie për mua dhe pa dyshim që jam shumë i lumtur. Mendoj se për mua ky është hapi i madh i karrierës dhe dua që ta shfrytëzoj në maksimum këtë shans”, tha portieri.

Ndërkohë, në Milano dje u pa edhe përforcimi i rëndësishëm në sulm. Mehdi Taremi, sulmuesi 32-vjeçar i ardhur me parametër zero nga Porto, i cili kishte gjetur akordin dhe gjithçka tjetër me Interin që në janar, do të nënshkruajë për 2 sezone, ndonëse pas vizitave mjekësore që kreu në janar të këtij viti, do t’i nënshtrohet të tjera testeve, të spostuara nga dje për të premten, ndonëse arsyet e këtij vendimi nuk dihen ende nga ana e drejtuesve zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts