“Tashmë Britania është në luftë me Rusinë”, gazetari i Putinit shkakton bujë, ja çfarë pohoi gjatë emisionit të tij

Drejtuesit e televizionit shtetëror të Moskës kanë pohuar se Britania është në luftë me Rusinë. Vladimir Solovyov, i njohur ndryshe si “zëri i Putinit”, gjatë po diskutonin në studio me politologun Vladimir Kornilov në një emision kryesor rus, për vdekjen e Jordan Gatley, i cili u largua nga ushtria britanike në mars dhe thuhet se u vra në qytetin lindor të Severodonetsk në fillim të këtij muaji.

Kornilov pretendoi se babai i luftëtarit vullnetar tha se ai u largua nga ushtria britanike për të “shërbyer diku tjetër”, dhe se Britania tani po “i lavdëron këta mercenarë si heronj”.

Ai më pas deklaroi se Britania e Madhe “po pranon faktin e luftës”, të cilës Solovyov iu përgjigj: Pra, de fakto, Britania është në luftë me ne.

Ajo vjen pasi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se Ukraina nuk do të ekzistonte në hartën e botës pas dy vitesh.

“Kam lexuar postimin e babait të tij në Facebook, pikëllimin e babait të tij, kuptohet. Ai humbi djalin e tij”, tha Kornilov.

“Por ai shkruan atje se shërbeu në Ushtrinë Britanike deri në mars të këtij viti, dhe më pas vendosi, kjo është shumë e rëndësishme, të vazhdojë të shërbejë në rajone të tjera.

Pra, ai as që e konsideroi atë si largim. Siç e kuptoj, ai nuk u largua. Pra, ai duhet të jetë ricaktuar në ndonjë shërbim”, tha më tej.

Në fakt, raportet britanike kanë bërë të qartë se ai e la ushtrinë përpara se të shkonte për të luftuar si vullnetar në Ukrainë.

Por propagandisti Vladimir Solovyov nuk u ndal me aq, duke u shprehur: Babai de facto pranon përfshirjen e forcave britanike në konflikt”.

Kornilov u përgjigj: Me të drejtë…. sipas ligjit britanik, nëse ai me të vërtetë iu bashkua një ushtrie tjetër të huaj dhe po lufton kundër një vendi që nuk është zyrtarisht në luftë me Britaninë, ai është një mercenar. Pra, rezulton se Britania tani po i glorifikon këta mercenarë si heronj dhe po pranon faktin e luftës me Federatën Ruse. Nuk ka shpjegim tjetër.

Solovyov deklaroi: Kështu, de fakto, Britania është në luftë me ne”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.