Tashmë është zyrtare, Antonio Konte merr drejtimin e Napolit! Nënshkruhet kontrata 3-vjeçare

tashme eshte zyrtare antonio konte merr drejtimin e napolit nenshkruhet kontrata 3 vjecare

































Antonio Konte është zyrtarisht trajner i Napolit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi napolitan. Konte ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare deri më 30 qershor 2027.

konte

“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Konte. Antonio është një top trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian, sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentis pas firmës.

“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë, do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Antonio Konte.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts