Tashmë zyrtare, Kosova siguron edhe 100.620 doza të vaksinës Pfizer. Ja kur mbërrijnë

Rreth 14.1 milionë doza të vaksinave Pfizer, do të shpërndahen në 47 vende në tremujorin e dytë të këtij viti, ka deklaruar Aleanca Globale e Vaksinave dhe Imunizimit (GAVI).

Në planin e shpërndarjes është përfshirë dhe Kosova. Shpërndarja e vaksinave do të nisë nga muaji prill, deri në qershor të këtij viti. GAVI, i cili drejton instrumentin COVAX, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe Koalicionin për Inovacion në Gatishmëri për Epidemitë, thotë se ata kanë dorëzuar 1.2 milionë doza të vaksinës Pifzer, për 18 pjesëmarrës së programit të parë. Gjatë raundit të dytë, do të shpërndahen 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, për 142 shtete pjesëmarrëse në këtë program.

Sipas informacionit të fundit të lëshuar nga GAVI, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut do të marrin 100,620 doza të vaksinës Pfizer përmes programit COVAX nga prilli deri në qershor, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Vaksinat nuk janë shpërndarë për Malin e Zi në raundin e tretë, ndërsa Serbia pritet t’i marrë 28,080 doza.
Vendet e Ballkanit Perëndimor morën dozat e para të vaksinave anti-COVID përmes sistemit COVAX në mes të marsit.

Kështu, Bosnja e Hercegovina mori 26,400 doza të vaksinës AstraZeneca si dhe 23,400 vaksina “BioNTech-Pfizer”. Pritet gjithashtu që 81,600 doza të vaksinës AstraZeneca të mbërrijnë atje më 22 ose 23 prill.

24,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur gjithashtu në Kosovë. Kosova pritet t’i marrë gjithsej 100,800 doza të vaksinës AstraZenec nën këtë program.
Maqedonia e Veriut si dhe Mali i Zi gjithashtu morën nga 24,000 vaksina AstraZeneca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *