Taulant Balla merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme, zbulohen 4 emrat favoritë për kreun e Grupit Parlamentar të PS

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur pak ditë më parë në Krujë ku dy persona u dhunuan barbarisht nga familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, u shkarkua nga detyra.

Ditën e sotme në zyrën e Presidencës u dërgua emri i Taulant Ballës, aktualisht kreu i Grupit Parlamentar i PS, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Sakaq, BalkanWeb, nga burime brenda maxhorancës ka mësuar se cilët janë katër emrat favoritë që propozohen për të zëvendësuar Ballën dhe për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist.

Emrat e hedhur në tryezë janë, Ermonela Felaj, aktualisht nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka, aktualisht Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Arben Pëllumbi, aktualisht Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, dhe emri i Toni Gogut, aktualisht nënkryetar i Grupit Parlamentar i PS.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts