Të arrestuar, proceduar dhe mbi 11 mijë gjoba, “Rrugorja” publikon bilancin e një jave në Tiranë, thirrja për qytetarët

te arrestuar proceduar dhe mbi 11 mije gjoba rrugorja publikon bilancin e nje jave ne tirane thirrja per qytetaret
te arrestuar proceduar dhe mbi 11 mije gjoba rrugorja publikon bilancin e nje jave ne tirane thirrja per qytetaret

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e një jave.

Njoftohet se 15 persona janë vënë në pranga apo proceduar për shkak të drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjihashtu bëhet me dije se janë marrë 11.721 masa administrative.

Njoftimi i policisë:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (30.06.2024 – 06.07.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 15 Arrestime dhe procedime penale:

• ???? 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• ???? 8 persona për pa leje drejtimi.
• ???? 3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• ???? 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:

• ???? 11.721 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë.
• ???? 102 masa për xhama të zinj.
• ???????? 1.319 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• ???? 373 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• ???? 1.248 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• ???? 14 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 779 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• ????️ 5.638 masa për qëndrim të gabuar.
• ????️ 963 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

• ???? 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• ???????? 22 raste për tejkalim shpejtësie.
• ???????? 26 raste të ndryshme

• ???? 5 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! ????????️

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts