“Të arrihet në destinacion me çdo kosto”, Dashnor Sula për situatën në PD: Po korrim ç’kemi mbjellë! I gjithë ky proces s’po bëhet për çështje parimore, por…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se procesi që po zhvillohet në PD për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe strukturave drejtuese nuk është në përputhje me statutin e kësaj force politike.

Komentet Sula i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se procesi në fjalë nuk po bëhet për çështje parimore, por për interesa të caktuara.

Ai shtoi se në PD po korrin atë që kanë mbjellë me veprimet dhe mosveprimet e duhura.

“Jemi të shqetësuar për situatën ku ndodhet PD. Çfarë mbollëm po korrim në këtë situatë. Zoti Bushati thoshte që duhet të distancohemi pas dorëheqjes së Bashës dhe unë thoja çfarë po thotë ky.

Unë mendoj që përderisa ka ardhur puna deri në këtë moment, i gjithë ky proces që po bëhet, nuk po bëhet për çështje parimore. Procesi duhet të jetë statutor që për hir të së vërtetës nuk po bëhet. Situata është komplekse, por problemi është këtu.

Ti nëse i hyn diçkaje për të shkuar në destinacion, duhet të mendosh që do të arrish në atë destinacion me çdo lloj kostoje”, u shpreh Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts