“Të bashkohemi për t’u përballur me një kohë të jashtëzakonshme”- Rama: Kjo është fjala më e shkurtër që kam mbajtur në ndonjë Asamble, deputetëve u them se…









Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij në Asamblenë e PS, që siç u shpreh është fjalë me shkurtër e mbajtur në ndonjë event të kësaj natyre. Mesazhi që dha kreu i qeverisë, njëherësh edhe kryetar i PS ishte që kjo forcë politike ka përgjegjësinë ekstra për të qenë forca që i bashkon të gjithë shqiptarët, jo në një parti të vetme sic tha ai, por për t’u përballur me një kohë të jashtëzakonshme.

“Kjo është një kohë kur PS ka një përgjegjësi ekstra për të qenë forca që i bashkon të gjithë shqiptarët, për të qenë forca që jep siguri dhe që me vepra dhe me argumente krijon kushtet që qytetarët pa dallim të jenë bashkë. Jo për zgjedhjet, por për rrugën deri kur pastaj do të duhet që populli të gjykojë dhe të bëjë zgjedhjet e veta. Nuk është një bashkim apo shkrirje e popullit në një parti, por një bashkim për tu përballur me një kohë të jashtë zakonshme me një rezistencë të jashtëzakonshme

Bashkimi jo për të qenë në një mendje, por bashkimi për të rënë dakord në radhë të parë për nevojën e jashtëzakonshme që ka kjo kohë për të rezistuar dhe për të mos e lëshuar korsinë e zhvillimit”, tha Rama.

Një thirrje kishte edhe për deputetet e PS, duke i kërkuar që në ditën e mbajtjes së Kongresit të angazhohen në çdo panel, pasi sic theksoi pjesa e parë do të jetë e hapur për grupet e interesit.

“Në fund të kësaj fjalë më të shkurtër në ndonjë asamble, unë do ti kërkojë të gjithë deputeteve të PS atë që i kam kërkuar drejtuesve dhe organizatorëve, por edhe kryetarëve të bashkive që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së kongresit, qoftë në panelet sipas zonës së tyre të përfaqësimit, sipas pozicionit në pushtetin vendor në mënyrë që kongresi të mos jetë një paraqitje informuese e publikut dhe as një moment i marrjes me zë të lartë të disa angazhimeve nga ana e atyre që kanë përgjegjësi ekzekutive por kongresi të ketë brenda edhe shpirtin kritik në mënyrë që debati të zhvillohet si një ndarje e shqetësimeve”, u shpreh kryeministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.