“Të bashkuar me mendje e zemër “- Basha publikon videon nga Këshilli Kombëtar i PD: Sot nisëm punën për ndërtimin e projektit të 18 Dhjetorit









Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar videon nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku u vendos për emrat që zëvendësuan kryetarin e këtij institucioni, disa sekretarë dhe anëtarë të Kryesisë.

bashaahaha

Basha thekson se Partia Demokratike e ristrukturuar pas 18 dhjetorit dhe Këshillit Kombëtar të sotëm do të bashkëpunojë me shoqërinë shqiptare për të hapur një horizont të ri shprese për Shqipërinë.

Më 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike #ZgjodhiTëArdhmen, sot Këshilli Kombëtar nisi punën për ndërtimin e saj. Të bashkuar me mendje e zemër rreth vlerave tona dhe me forcën morale me të cilën qëndrojmë përballë të keqes dhe larg të shkuarës, ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me shoqërinë për t’i dhënë fund tranzicionit rraskapitës e për të hapur një horizont të ri shprese për Shqipërinë🇦🇱 dhe shqiptarët”, shkruan Basha krah videos së publikuar mbi Këshillin Kombëtar të ditës së sotme.

Këshilli Kombëtar i PD votoi sot zëvendesimin e Edi Palokës, post të cilin ia ka besuar Arta Sakes si kryetare e re Këshillit Kombëtar. Indrit Sefa ka zëvendësuar Ivi Kason si Sekretar për Çështjet Zgjedhore, ndërsa Flamur Hoxha është emëruar si Sekretar Organizativ, pas shkarkimit të Ervin Minarollit. Kreshnik Çollaku është emëruar Sekretar për Diasporën. Në postin e ri si Sekretar për Pushtetin Vendor, është emëruar Roland Bejko. Gjithashtu Panorama.al mëson se janë vendosur si anëtarë kryesie Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.

Basha publikon videon nga Këshilli Kombëtar i PD on Vidnews.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *