Të besuarit e Bashës dorëzojnë sot analizën e zgjedhjeve, çfarë pritet një javë më pas








Të besuarit e kryedemokratit Lulzim Basha i dorëzojnë sot sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Prej datës 20 qershor kryetarëve të degëve dhe drejtuesve politikë të PD-së u është dërguar një formular tip për të përshkruar me detaje arsyet që çuan në rezultatin final të zgjedhjeve.

lulzim basha

Burime nga PD-ja për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se në fillim kanë qenë degët e PD-së në të gjithë vendin që kanë përfunduar analizën e zgjedhjeve.

Drejtuesit e degëve e kanë dorëzuar dokumentin e tyre në sekretarinë e organizimit që aktualisht në PD nuk ka një sekretar, por kompetencat janë deleguar nga Basha te Gazment Bardhi.

Formularët e plotësuar nga degët janë mbledhur nga drejtuesit politikë sipas çdo qarku dhe të besuarit e Bashës kanë përgatitur një analizë më të plotë duke përfshirë edhe materialin e tyre dhe sot më datë 5 korrik ia dorëzojnë sërish sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Ky i fundit ka 5 ditë kohë për të krijuar një përmbledhje të analizës për 12 qarqet dhe më datë 10 korrik, sipas vendimit të fundit të kryesisë së PD-së, është parashikuar që të mblidhet kryesia e PD-së. Këta të fundit do të njihen me rezultatin e analizës, si dhe do të ketë edhe listën me propozimet e degëve për Këshillin e ri Kombëtar.

SKEMA

Kujtojmë që Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj të vegjël hyri në këto zgjedhje pa asnjë pushtet, pasi dogji mandatet në vitin 2019 dhe pak muaj më vonë po të atij viti bojkotoi zgjedhjet lokale.

Në pikën e dytë të analizës demokratët duhet të përmendin çdo emër të personave që pretendojnë se kanë ndikuar në mënyra të jashtëligjshme në mënyrën se si do të votonin qytetarët. Në këtë mënyrë, ata që pretendojnë se në qarkun e tyre është kryer masakër elektorale, do duhet ta vërtetojnë atë me detaje duke përmendur emrin e gjithsecilit që ka ndikuar, por edhe duke e faktuar pretendimin e tyre.

Nëse nuk arrihet një analizë e tillë, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve në struktura, pasi edhe në udhëzim parashikohej që nëse nevojitet, do të ketë zgjedhje në struktura pas analizës. Drejtuesit politikë dhe ekipi i gjithsecilit do duhet të analizojë edhe ndikimin që ka pasur kandidati i çdo partie tjetër nga subjektet e tjera politike apo si të pavarur.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *