“Të bindur për mbështetjen e Greqisë për integrimin europian”/ Lindita Nikolla takon kryeparlamentarin e Greqisë: Të forcojmë bashkëpunimin tonë








linditanikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka takuar këtë të mërkurë krun e parlamentit të Greqisë Constantine An. Tassoulas.

Kryetari Tassoulas, shprehu kënaqësinë që pret në Parlamentin e Greqisë Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe e uroi  Lindita Nikollën për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë. Tassoulas shprehu vullnetin e Greqisë për të forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë si edhe gatishmërinë e Parlamentit të Greqisë për të nxitur e mbështetur bashkëpunimin  e gjithanshëm midis të dy vendeve.

“Greqia është një fqinje e çmuar, një mike historike dhe e qëndrueshme,  partnere e rëndësishme e Shqipërisë në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian. Bashkëpunimi midis dy vendeve tona është strategjik dhe ne jemi të vendosur që ai të vazhdojë të forcohet në frymën e fqinjësisë së mirë, në të mirë të interesave tona të përbashkëta, partneritetit të ngushtë në NATO dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e madhe, të qartë dhe të vendosur të procesit të integrimit evropian, çeljes së negociatave dhe jemi  të bindur se këtë mbështetje  e kemi edhe për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare gjatë Presidencës sllovene, brenda dhjetorit 2021.

Vendet tona i lidhin edhe dy ura të fuqishme miqësie: minoriteti grek në Shqipëri, i cili gëzon të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët shqiptarë dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh të të huajve dhe që prej tridhjetë vjetësh kontribuojnë për familjet e tyre, për  ekonomitë dhe sistemet e mirëqenies së të dy vendeve.”, theksoi Nikolla. 

Kryeparlamentarja Nikolla falenderoi homologun grek, Tassoulas edhe për ndihmën e Greqisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për dhurimin e mbi 120 mijë dozave të vaksinave, duke ndihmuar për përballimin dhe daljen nga pandemia e Covid-19.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *