Të çmendur pas Inzagit, te Interi janë gati që tani t’i rinovojnë kontratën









Simone Inzagit i kanë mjaftuar pak muaj te Interi për të treguar se klubi ka bërë zgjedhjen e duhur duke i besuar atij pas largimit të Antonio Kontes. Ish-trajneri i Lacios po drejton skuadrën me shumë sukses duke mbajtur në kreun e renditjes edhe pse janë larguar lojtarë të rëndësishëm si Lukaku e Hakimi.

inzagi

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi është aq i kënaqur me trajnerin, sa po mendon që tani që t’i rinovojë kontratën që nënshkroi në verë. Zikaltërit kanë mbetur shumë të kënaqur nga puna që po bën tekniku, mënyra se si stërvitet dhe loja me gola që po tregon skuadra,.

Ndaj do të propozohet që në javët e ardhshme të negociohet rinovimi i kontratës së trajnerit italian e cila skadon në vitin 2023. Klubi tashmë është i gatshëm që të çojë kontratën deri në vitin 2025, duke i rritur rrogën nga 4 milionë euro në sezon, në 6 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *