Të dehur dhe nën efektin e narkotikëve, britanikja hedh partnerin nga ballkoni pasi mësoi se e tradhtoi me ish të dashurën

Tradhtia është bërë shkaku që një 21 vjeçar britanik të humbë jetën ndërkohë që ishte për pushime së bashku me partneren e tij në Antalia të Turqisë.

Fillimisht një sherr mes çiftit ka nisur pasi partnerja e tij mësoi se Reece Pegram e kishte tradhtuar me ish- të dashurën e tij.

Policia ka bërë me dije se në hetimin e ngjarjes e cila ka ndodhur më 12 mars, njolla gjaku ishin përhapur kudo nëpër dhomë.

Stafi i hotelit raportoi se çifti kishin pirë shumë përpara ngjarjes dhe se Kayley, 31 vjeçe, me origjinë skoceze, u tha se ishte aq e dehur sa duhej të dërgohej në dhomën e saj nga stafi i hotelit,

Stafi ka dëshmuar se Pegram shkoi në hollin e hotelit rreth orës 20:00 për të kërkuar pije alkoolike, por iu refuzua shërbimi pasi ai ishte tashmë i dehur.

Në trupin e Pegramit janë gjetur edhe gjurmë kokaine gjatë ekzaminimit pas vdekjes.

Prokurorët pretenduan se çifti kishte pasur një sherr të fortë me njëri-tjetrin, çka ka çuar edhe ngjarjen që la të vdekur të riun.

Por Kayley, që është duke u përballur me 24 vjet burg për vrasje, mohoi të kishte vrarë të dashurin e saj kur u mor në pyetje nga policia pas incidentit.

Ajo pretendoi se njollat e gjakut në dhomë ishin nga gishti i madh i dorës të cilin e kishte prerë aksidentalisht ndërsa hynte në dush.
Fillimisht ajo pranoi se kishte debat me Pegramin pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar me ish të dashurën.

Por më vonë ajo ndryshoi versionin e ngjarjeve, duke pretenduar se prerja në dorën e saj ishte shkaktuar nga një gotë e thyer dhe se ata kishin debatuar për përdorimin e drogës.

Kayley i tregoi gjykatës se si shkoi në banjë pas sherrit, por kur u shfaq sërish, i dashuri i saj nuk ishte më aty.

Ajo tha se më pas shkoi në shtrat, ndërsa policia arriti në dhomën e ndërsa ajo ishte në gjumë.

Hayley u tha prokurorëve se Pegram ishte një “mbret” i drogës në Britani, duke u përpjekur kështu që ta ulte figurën e tij.

“Reece është një nga tregtarët e rëndësishëm të drogës në Angli. Ai pyeti nëse kishte ndonjë vend për të blerë drogë këtu”, tha ajo, teksa shtoi se një ditë para vdekjes së tij, ai e kishte kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni, por ajo kishte arritur ta parandalonte ngjarjen.

Reece donte të bënte vetëvrasje sepse kishte probleme psikologjike”, tha Kayley në një deklaratë.

Në një lëvizje të çuditshme ligjore, ajo u përpoq t’i detyronte gjyqtarët të hidhnin poshtë deklaratën e saj origjinale të policisë me arsyetimin se përkthyesi i saj zyrtar nuk ishte në gjendje të kuptonte theksin e saj skocez.

Por gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke theksuar se ajo përdorte të njëjtin përkthyes në seancë.
Gjykata urdhëroi të pandehurën t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor.

Prokurorët besojnë se Kayley vrau të dashurin e saj nga xhelozia dhe po kërkojnë dënim të përjetshëm.

Në Turqi, afati minimal pa lirim me kusht për një të burgosur të përjetshëm është 24 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *