Të dënuarit e burgut të Drenovës nënshkruajnë peticion, ia çojnë Çuçit dhe Bardhit: Të miratohet amnistia

te denuarit e burgut te drenoves nenshkruajne peticion ia cojne cucit dhe bardhit te miratohet amnistia

Të dënuarit e burgut të Drenovës kanë nënshkruar një peticion, ndërsa e kanë dërguar atë në adresë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe atë të opozitës, Gazmend Bardhit. Në peticionin e tyre të dënuarit kërkojnë që të miratohet amnistia penale.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Lorena Kodra, peticioni është firmosur nga ata të dënuar që kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit.

Të dënuarit ndër të tjera thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat. Janë rreth 50 të burgosur që thuhet se kanë firmosur këtë peticion.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts