Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë: Jetojmë me frikë se kur do varemi

11:36 05/11/2021

Dy të dënuar me vdekje në Japoni po ndërmarrin veprime ligjore kundër autoriteteve për mënyrën e ekzekutimit të tyre.

Padia e tyre bëhet pasi sipas ligjeve në Japoni të burgosurit njoftohen disa orë para ekzekutimit të tyre me varje.

Avokatët e dy të dënuarve argumentojnë se njoftimi në një kohë të shkurtër është trajtim çnjerëzor.

[embedded content][embedded content]

Të burgosurit e dënuar me vdekje jetojnë çdo mëngjes me frikë se ajo ditë do të jetë e fundit”, ka thënë avokati i tyre.

Nga ana tjetër organizatat e te drejtave të njeriut kanë kritikuar prej kohësh praktikën duke thënë se ajo ndikon në shëndetin mendor të të burgosurve.

Të burgosurit me padinë e ngritur kundër qeverisë  kërkojnë një dëmshpërblim prej 193 mijë Dollarë.

Në Japoni janë mbi 100 persona të dënuar me vdekje, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar në dy vitet e fundit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *