Të dhënat e para nga Izraeli: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron. Britania e Madhe:Brenda janarit të gjithë do marrin dozën e tretë

IZRAEL

Me 3 doza të vaksinës Pfizer jeni të mbrojtur nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron. Konfirmimi vjen nga Izraeli që ka publikuar të dhënat e para të një studimi. Ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horoëitz, bëri thirrje për qetësi, pasi sipas tij nuk ka vend për panik.

“Situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për panik. Ne prisnim një variant të ri dhe jemi gati. Në ditët në vijim do të kemi informacion më të saktë për efektshmërinë e vaksinës, por të dhënat e para tregojnë se ata që kanë një dozë të tretë janë me shumë të mbrojtur nga ky variant”, tha ai.

Ndërsa qëveria britanike synon të sigurojë dozën e tretë të vaksinës Covid për të gjithë popullsinë e rritur deri në fund të janarit. Kështu ka thënë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke treguar se vaksinat janë arma thelbësore për të frenuar variantin Omicron, duke pritur që “shkencëtarët tanë ta shtypin atë”.

Kryeministri dhe ministri Sajid Javid kujtuan se si Mbretëria e Bashkuar ishte e para që filloi e para vaksinat dhe se si situata aktuale është “shumë më e mirë” krahasuar me valët e mëparshme.

Ndërkohë, vendet në kontinentin e vjetër vijojnë të marrin masa për të luftuar variantin e ri, i cili konsiderohet i rrezikshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *