Të dhënat e përdoruesve të Facebook mund të jenë shitur te hakerët, ja provat

Një alarm është dhënë globalisht pasi të dhënat personale të miliarda përdoruesve të Facebook, duket se janë në dispozicion për hakerët. Kjo vjen në një kohë kur gjiganti teknologjik bashkë me platformat e tij, Instagram dhe WhatsApp ranë në të gjithë botën. Raportet që kanë dalë në dritë flasin për shitjen e të dhënave të 1.5 miliardë përdoruesve në një forum të njohur të hakerave, shkruan “The Mirror” duke cituar Miklos Zoltan.

Zoltan shkruan: “Në fund të shtatorit 2021, një përdorues i një forumi të njohur hakerësh postoi një njoftim duke pretenduar se posedon të dhënat personale të më shumë se 1.5 miliardë përdoruesve të Facebook. Të dhënat aktualisht janë në shitje në platformën përkatëse të forumit, me blerës potencialë duke pasur mundësinë për të blerë të gjitha të dhënat menjëherë ose në sasi më të vogla.”

Dyshohet se hakeri posedonte informacionin që përfshinte të dhënat si emri, adresa e postës elektronike, vendndodhja, gjinia, numri i telefonit dhe ID-ja e përdoruesit. Sakaq, thuhet se Facebook dhe Instagram janë tërhequr nga Sistemi i Emërtimit të Internetit (DNS), ndërsa emrat e domain-ve Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë regjistruar për shitje.

017 240125

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *