Të dielën akrepat 1 orë prapa

10:41 27/03/2021

Hyn në fuqi ora verore, do të flemë më pak deri në Marsin e 2022

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn në fuqi ora verore. Ky ndryshim do të na shoqërojë deri më 31 Tetorin e ardhshëm, kur akrepat e orës do të kthehen pas dhe do të kalojmë sërish në orën diellore.

Parlamenti Evropian ndërkohë ka miratuar propozimin për abrogimin e ndryshimit stinor duke filluar nga 2021, por disa vende, kanë vendosur të mos e bëjnë këtë duke i qëndruar besnik orarit të dyfishtë. Abrogimi është kërkuar nga disa vende të BE-së, si Finlanda dhe Polonia.

Sidoqoftë, zgjedhja përfundimtare do t’i takojë shteteve individualisht, por me rekomandimin e harmonizimit sa më të madh që vendet evropiane mos të kenë orare të ngatërruara nga njëra-tjetra.

Por ndryshimi i orës, nga ajo dimërore në atë verore, sjell edhe disa fenomene që mund të duken të çuditshme.

E hëna që pason ndërrimin e akrepave të orës, sipas ekspertëve sjell një rritje të aksidenteve rrugore për shkak të pagjumësisë dhe nxitimit për të qenë në orar në punë. Ndaj ekspertët rekomandojnë që duhet ruajtur qetësia, veçanërisht kjo vlen më shumë për gjumashët.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *