“Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut!”- Etilda Gjonaj në konferencën “Women free from Violence”: Shumë çështje për dhunën kërkojnë adresim të menjëhershëm

te drejtat e grave jane te drejtat e njeriut etilda gjonaj ne konferencen women free from violence shume ceshtje per dhunen kerkojne adresim te menjehershem

































Për herë të parë në Shqipëri u mbajt konferenca e Rrjetit Parlamentar “Women free from Violence” (Gratë e lira nga dhuna), nga ku mbajti fjalën dhe raportuesja e përgjithshme për dhunën ndaj grave, Etilda Gjonaj.

etilda gjonaj

Ceremonia e çeljës së saj u mbajt në Pallatin e Brigadave, nën praninë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Despina Chatzivassiliou, Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj, si dhe deputetë e të ftuar të tjerë.

Kjo konferencë u zhvillua si një bashkëorganizimi i Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Në fjalën e saj, Raportuesja e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj u shpreh:

E nderuar Sekretare e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e dashur Despina,

Do të doja ta nisja fjalën, duke shprehur mirënjohjen time të përzemërt për prezencën tuaj sot dhe për mesazhet tuaja kaq të vlefshme.

Po ashtu, dua të shpreh falenderimet e mia të veçanta për bashkëorganizimin dhe mbajtjen për herë të parë në Tiranë, të një aktiviteti të Rrjetit Parlamentar “Women Free from Violence”.

Prania juaj, së bashku me të gjithë ekipin e Asamblesë, reflekton prioritetin e rëndësishëm, që mbartin të drejtat e grave në agjendën e të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës.

Të gjithë ne, ju falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme, që i keni dhënë Shqipërisë dhe kauzave tona në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Udhëheqja e Rrjetit si Raportuese e Përgjithshme për Dhunën ndaj Grave përgjatë vitit të fundit ka qenë një privilegj për mua, por njëkohesisht edhe një përgjegjësi e madhe.

Jam shpresëplotë që vitin e ardhshëm përpjekjet tona të përbashkëta të vazhdojnë për të avancuar agjendën e grave në një nivel prioritar qeveritar për të 46 shtetet anëtare.

Të nderuar kolegë, deputetë nga të gjitha vendet anëtare të Asamblesë Parlamentare dhe stafi ekzekutiv i Këshillit të Europës,

Mirë se vini në Tiranë!

Ndonëse mund të mos jetë Parisi apo Strasburgu, ku mbahen zakonisht takimet, Tirana shquhet për mikpritjen dhe do ta shikoni edhe vetë për respektin ndaj miqve të saj.

Në këtë periudhë të ngarkuar me zgjedhjet e Parlamentit Europian në mes, ju falënderoj sinqerisht që i dhatë prioritet kauzës sonë të përbashkët për luftën kundër dhunës ndaj grave, në të gjitha format e saj.

Dua t’i uroj mirëseardhjen në këtë pritje të gjithë të ftuarve, të nderuar ministra, të nderuar kolegë nga Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, trupi diplomatik, gazetareve dhe aktorëve të sistemit të drejtësisë të pranishëm sot dhe dëshiroj ti drejtohem audiencës të cilët janë të bashkuar me vlerat tona dhe përkushtimet tona për të ndaluar dhunën ndaj grave dhe ajo që është më e rëndëishme duke ecur përpara në cilësi dhe mosdiskriminim

Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut!

Dhe ne kemi përgjegjësinë për të garantuar drejtësi sociale për të gjitha gratë e ekspozuara ndaj të gjitha formave të dhunës, përfshirë dhunën në internet dhe atë psikologjike.

Me përparimin e teknologjisë, kërcënimet e reja paraqesin rreziqe të konsiderueshme për fuqizimin e grave dhe në disa raste, për fat të keq, edhe për jetën e tyre.

Vetë gratë në politikë dhe media nuk janë imune nga dhuna në internet dhe gjuha e urrejtjes!

Kemi arritur shumë deri më tani, por ka më shumë çështje, që kërkojnë vëmendje dhe adresim të menjëhershëm nëpërmjet masave ligjore dhe insitucionale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për Kryetaren e Kuvendit, zonjën Nikolla, e cila ka qenë një mbështetje thelbësore, jo vetëm në bashkëorganizimin e këtij aktiviteti, por edhe në avancimin e të gjithë agjendës, që kemi ndërmarrë së bashku për të drejtat e grave.

E fundit, por jo nga rëndësia, kam nderin të prezantoj një të ftuar të nderuar

– Një udhëheqës, përkushtimi i së cilit ndaj kësaj kauze reflektohet në aksione konkrete, mbështetja e të cilit ka qenë vendimtare për përpjekjet tona të përbashkëta.

Kryeministri Rama ka luajtur një rol të madh në fuqizimin e grave, veçanërisht duke sjellë në poltikë gra nga formime të ndryshme profesionale, si edhe në rastin tim, dhe duke u bërë pararojë për fuqizimin politik të grave.

Udhëheqja e tij transformuese ka qenë një katalizator për progresin madhor drejt barazisë gjinore në Shqipëri dhe e falënderoj për rëndësinë, që i ka dhënë këtij eventi dhe avancimit të agjendës të çështjeve gjinore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts