Të dy ishin “fillestarë”, krahasimi i një statistike mes Zidan dhe Çavi po çmend rrjetin









Kthimi i Çavi Hernandez te Barcelona nuk ishte siç pritnin tifozët katalanas. Skuadra dha shenja ringjalljeje, por edhe momentet e zakonshme të amnezisë të cilat e bënë që edhe këtë vit, të mbyllte edicionin pa fituar asnjë trofe.

xavi-zidane-espana-francia-soy502-guatemala

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai regjistroi një shifër negative këtë fundjavë, duke u mundur për ndeshjen e tretë radhazi në fushën e tij, siç nuk ndodhte prej më shumë se dy dekadash. Një e dhënë që ka shqetësuar tifozët katalanas, sidomos kur kanë parë statistikën e çuditshme që e krahason me Zinedin Zidan në periudhën kur mori drejtimin e Realit.

Humbja ndaj Rajo Vajekano ishte e 7 e Çavit në drejtimin e ekipit, në 32 ndeshje që i ka drejtuar në këtë sezon. Në kontrast të plotë, Zidan regjistroi humbjen e 7 në pankinën e Realit vetëm pasi kishte fituar 8 trofe me ekipin e tij si trajner. Një e dhënë e cila e publikuar në rrjetet sociale nga një tifoz, është shpërndarë me shpejtësi dhe ka hapur një debat të gjerë mes atyre që krahasonin dy trajnerët apo edhe dy ciklet e ndryshme të skuadrave në momentin ku Çavi dhe Zidan u ulën në pankinat përkatëse.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.