“Të gatshëm të bashkëpunojmë me këdo që…”- Basha: Pas 25 prillit kemi misionin e kthimit të legjitimitetit dhe demokracisë në vend






Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se të mohosh “masakrën” e 25 prillit do të thotë “dorëzim pa kushte para padrejtësisë”.

“Ne nuk mund ta pranojmë. Ne do vazhdojmë me gjithë forcën që kemi betejën për ndryshimin. Në 13 qershor do vendosim të vazhdojmë të bashkuar me shumicën e shqiptarëve betejën kundër regjimit Rama-Doshi”, u shpreh Basha duke theksuar se PD është “shpresa e vetme e njerëzve për demokraci”.

“Ne nuk kemi lindur si një parti për të marrë pushtetin si kundërshtari ynë me çdo kusht e me çdo çmim, e duke shkelur mbi trupat dhe gjakun e shqiptarëve. Ne kemi lindur për të kundërtën, për ta çliruar Shqipërinë nga ky lloj sundimi që lindi përmes terrorit, që lartësoi krimin dhe edhe pas rënies se komunizmit vazhdon të punoj me teorinë e krimit të dobishëm, pra, që për hir të pushtetit t’i mund të bashkëpunosh edhe me kriminelin edhe me të korruptuarin”, theksoi Basha.

Sipas tij, nëse deri më 25 Prill “detyra jonë kryesore ishte të sillnim ndryshimin, barra që rëndonte në supet tona ishte të sillnim ndryshimin për shqiptarët, 25 Prilli na ka rikthyer edhe një herë mbi supe një mision të cilin e kryem dikur, që dimë ta kryejmë, që kemi forcën ta kryejmë dhe që kundërshtari politik i cili mendoi që do na gjunjëzonte më 25 prill e di fare mirë që do mund ta kryejmë përsëri.

“Dhe ky është misioni i kthimit të legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Ky është tani misioni i parë pa të cilin nuk mund të ketë asnjë mekanizëm që të sjellë ndryshimin me votë”.

Basha e ka bere edhe nje here te qart qe “nuk ka bashkepunim me autorin e kësaj masakre sepse kjo do të na bënte bashkëfajtorë, pra, betejë deri në fund dhe mobilizimin më të madh popullor për të rikthyer demomracinë, për të rikthyer legjitimitetin”.

“Dhe në funksion të kësaj, jemi të gatshem të bashkëpunojmë me këdo që i dhimbset demokracia në Shqipëri dhe padiskutim na duhet të bashkepunojmë edhe me aleatët tanë, në funsion të sprapsjes së masakres zgjedhore”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *