“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa…”, plas debati mes Vlora Çitakut dhe diplomatit serb Gjuriç

te gjitha kafshet jane te barabarta por disa plas debati mes vlora citakut dhe diplomatit serb gjuric
te gjitha kafshet jane te barabarta por disa plas debati mes vlora citakut dhe diplomatit serb gjuric

Përplasje në distancë mes ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç. Gjithçka nisi në lidhje me një lajm për tenistin serb, Novak Gjokov, të cilin e shpërndau Vlora Çitaku, ku në mbishkrim shënoi “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat”, shprehje kjo e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” nga George Orëell.
Çitaku la të kuptohet se Gjokoviç po favorizohet nga organizatoret e turneut, pasi u vendos që serbi do të garojë pa bërë fare test kundër Covid-19, për dallim nga lojtarët e tjerë.

Ishte Gjuriç ai i cili i reagoi Çitakut duke thënë se kjo e fundit përdori gjuhë të urrejtjes me motive etnike. “A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtës me motive etnike? Natyrisht, se Gjokoviç është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”, ka shkruar Gjuriç.

Polemikën e vazhdoi Çitaku duke thënë se Gjuriç nuk e kupton alegorinë e Orwellit dhe po e turpëron veten publikisht.

“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orëellin dhe ta kuptoni konceptin e alegorisë, mund të përfundoni duke mos e turpëruar veten kaq publikisht”, ka shkruar Çitaku. Gjuriç vazhdoi përsëri duke thënë se për Çitakun, edhe vetë është një “kafshë” analfabete.

“Oh, e di që, në librin tuaj, edhe unë jam një “kafshë” analfabete. Por, po sikur të filloni më në fund të përdorni Kushtetutën, Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, ose të paktën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe t’i zbatoni ato…”, shtoi Gjuriç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts