Të gjitha shpresat te ÇikalleshI! Trajneri i Koniaspor: Kemi nevojë për golat e tij










Sokol Çikalleshi pritej të kishte më shumë konkurrencë në këtë sezon në radhët e Koniaspor, pasi klubi kishte bërë lëvizje në merkato duke afruar disa futbollistë në fazën ofensive dhe po kërkon një tjetër sulmues të mirëfilltë. Por futbollisti shqiptar ka hequr çdo dyshim duke shënuar me rregullsi në miqësoret e fazës përgatitore.

cikalleshi

Kështu, pak ditë para fillimit të sezonit të ri në Turqi, pakkush ka dyshime se Çikalleshi do të jetë titullari i kësaj skuadre. Një mendim të cilin e ka ndarë edhe trajneri Irhan Palut, duke vlerësuar sulmuesin shqiptar.

“Të gjithë i dinë cilësitë e tij. Ai është me eksperiencë dhe i talentuar. Ne na duhen golat që do të shënojë ai. Kemi shumë besim te Sokoli”, tha Palut para gazetarëve, duke pohuar në këtë mënyrë se në klub tani e shohin Çikalleshin si të padiskutueshëm.

Në edicionin e kaluar, Çikalleshi regjistroi bilancin më të mirë sezonal në Superligën turke, teksa shënoi 8 gola në 35 ndeshje të luajtura me fanellën e Koniaspor.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *