“Të gjithë janë të kapur”, avokati Ngjela paralajmëron: Në shtator priten goditje të ashpra në rangje të larta të politikës

te gjithe jane te kapur avokati ngjela paralajmeron ne shtator priten goditje te ashpra ne rangje te larta te politikes
te gjithe jane te kapur avokati ngjela paralajmeron ne shtator priten goditje te ashpra ne rangje te larta te politikes

Nga Spartak Ngjela

Kanë dalë të parët dhe emrat janë shpallur, por që shenjat janë që do vijojë shpallje të tjera, se në muajin shtator gjithçka do të jetë në rangjet e larta.

Kudo po konstatohet se ka një kontroll financiar që kuptohet që nuk po drejtohet nga shqiptarët.

Dhe pikërisht këtu është shpresa.

Sepse korrupsioni masiv i të dyja qeverive: edhe të asaj që iku, por edhe të kësaj që po qeveris, janë futur në vorbullën e hetimit antikorrupsion dhe ky hetim drejtohet nga ekspertiza amerikane me shumë persona.

Dhe kuptohet se të korruptuarit janë të gjithë të kapur.

Forca e brendshme e Shqipërisë e kishte të pamundur ta luftonte korrupsionin. Madje, në mbi 25 vjet ai është kapur nga opinioni publik shqiptar, por nuk u dha asnjë goditje penale. Dhe kjo i dha të kuptuar gjithkujt që korrupsioni është një privilegj ligjor që i takon sunduesit.

Shqiptarët shihnin manipulimin e zgjedhjeve dhe nuk bënin dot asgjë.

Shqiptarët shihnin miliardat e pushtetarëve në vila dhe pallate, në jetë luksi, dhe fashiteshin me propagandën e korrupsionit të lartë që, me grupet e tyre të paguar, u “vërtetonin” shqiptarëve se kudo kështu është.

Dhe shqiptarët, të këputur nga varfëria, heshtnin dhe nuk e kuptonin dot që varfëria e tyre vinte nga grabitja që u bëhej atyre nga pushtetarët që sokëllinin për drejtësi gjatë ditës, dhe darkave pinin gjithë qejf me njeri-tjetrin, pavarësisht nga krahët e politikës, dhe në këto pije qeshnin dhe talleshin me shqiptarët.

Kurse biznesmenët e mbrojtur nga qeveritë e korruptuara fyenin dhe ofendonin shqiptarët në çdo darkë që shtronin me paratë që u kishin vjedhur po shqiptarëve. “Ky është një popull pa vlerë thoshin “; “janë të paditur”; “janë…

Por koha tregoi që askush nga shqiptarët e ndershëm dhe askush nga shqiptarët e grabitur nga korrupsioni dykrahësh në Shqipëri nuk e ndiente së brendshmi që do të vinte kjo kohë goditëse antikorrupsion. Sepse korrupsioni dukej i fuqishëm me sundim dhe me presione të ndryshme.

Por, ja, që koha erdhi.

Dhe koha erdhi me një skemë ndërkombëtare antikrim.

Por edhe vjedhësit e mëdhenj lëvizën e ku nuk shkuan për të paguar, por kot së koti e fare kot. Askush nuk i përfilli, madje as korrupsioni i lartë i atyre vendeve ku shkuan.

Tani në Tiranë gjithçka është grumbulluar kundër krimit shtetëror që ka sjellë me varfëri ekstreme vuajtjen e shqiptarëve, por dhe kundër krimit të organizuar gjithashtu.

Në kohëra të tilla, filozofët e vendeve që kanë qenë të sunduar nga korrupsioni, kur ka filluar reforma ligjore antikorrupsion, kanë thënë: mjerë vjedhësit!

Dhe kjo kohë tani erdhi edhe tek ne. E pra: mjerë vjedhësit!

Dhe nga të dhënat që kemi, dosjet janë të grumbulluara në SPAK.

Dhe SPAK nuk drejtohet nga shqiptarët. Sekretari i Shtetit në Uashington na ka thënë që SPAK drejtohet nga ne; domethënë nga ekspertiza amerikane.

Po ne shqiptarët ç’duhet të bëjmë.

Ne jemi duke pritur goditjen e krimit shtetëror që ka varfëruar shqiptarët.

Dhe sigurisht që do të festojmë me optimizëm kur të nisë vargu i madh i të akuzuarve post Arben Ahmetaj, të cilët janë të shumtë.

Kanë dalë të parët dhe emrat janë shpallur, por që shenjat janë që do vijojë shpallje të tjera, se në muajin shtator gjithçka do të jetë në rangjet e larta.

Këto kohë janë kohët e goditjes së ashpër kundër luajtësve dhe menaxherëve realë të parave të krimit shtetëror në Shqipëri.

Prisni dhe shikoni…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts