“Të gjithë ne kontribuojmë në ëndrrën amerikane”/ Marshimi i emigrantëve, flamuri shqiptar shfaqet në mes të New York-ut, kryebashiaku bën simbolin e shqiponjës

Kryetari i qytetit të New York-ut, Eric Adams, ishte pjesë e një marshi me emigrantë nga shumica e vendeve të botës që u mbajt në qytetin amerikan, ku në mesin e tyre pati edhe shqiptarë.

Adams bëri gjatë këtij marshi simbolin e shqiponjës me dy koka, teksa shoqërohej nga pjesëmarrës të tjerë.

“Emigrantët e ndërtuan qytetin tonë dhe e bëjnë atë të funksionojë çdo ditë. Të gjithë ne kemi ardhur këtu nga diku tjetër. Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrantë sot”, ka shkruar ai përmes një postimi në Twitter.

Në këto imazhe, marshuan edhe shqiptarët dhe nuk mungoi edhe flamuri i Shqipërisë, të cilin po e mbanin dy fëmijë.

Një tjetër burrë kishte marshuar me një bluzë me sloganin “Liria ka emër”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts