“Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”- Basha uron ShBA me fjalët e Deklaratës së Pavarësisë








basha kim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar ditëlindjen e 245-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fjalët e shkëputura nga Deklarata e Pavarësisë, më 4 korrik 1776.

“Happy Independence Day!”, shkruan në Facebook kryedemokrati, krahas flamujve të Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ndërkohë, Basha ka postuar edhe mesazhin e marrë nga deklarata e Pavarësisë së SHBA:

“Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.”

basha per shba urim

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *