Të gjithë sytë nga Odesa, sa e vështirë është që Rusia të marrë në kontroll qytetin port të jugut?

Të gjithë sytë janë kthyer nga qyteti port jugor, ku u dëgjuan shpërthime mëngjesin e së dielës, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Odesa është përgatitur për një sulm të afërt prej javësh tashmë, me anije luftarake ruse që qarkullojnë në brigjet e Detit të Zi. Banorët u larguan dhe kafenetë dhe tramvajet u boshatisën ndërsa rrugët u mbuluan me kurthe tankesh, ndërkohë që monumente të famshme u rrethuan nga thasë mbrojtëse me rërë.

Por qyteti kishte filluar që të përgatitej për një sulm nga ana e ushtrisë ruse, duke vendosur patrulla në të gjitha lagjet, raporton BBC.

Por sa e përgatitur është Odesa, duke pasur parasysh paralajmërimin e Presidentit të Ukrainës Zelensky se forcat ruse tani do të fokusohen në kapjen e lindjes dhe jugut?

Disa analistë besojnë se do të jetë e vështirë për Rusinë të marrë Odesën nga deti pa krijuar më parë një bazë në tokë. Por ndërkohë, katakombet e mëdha të qytetit – rreth 2,500 km tunele nëntokësore, po ripërdoren si strehimore për sulmet ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.