“Të hapur për të bashkëpunuar me PD”- Meta: Kemi nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale! Merr fund regjimi njëpartiak









Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme në konferencë për gazetarët se ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Meta u shpreh se shumë shpejt do të mbledhin komitetin e Partisë së Lirisë, ndërsa shtoi se kanë ambicie shumë të forta për këtë proces.

Ai tha se objektiv është fitorja e opozitës duke theksuar se janë të hapur për të bashkëpunuar me PD duke mbështetur kandidatët më të mirë.

“Kemi nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Do mbledhim komitetin e PL. Kemi ambicie shumë të forta. Shqipëria do të ndahet nga regjimi një partiak dhe i paligjshëm.

Dhe do të rivendosë edhe demokracinë vendore, llogaridhënien dhe këto 4 vite të keqqeverisjes totale kanë qenë të mjaftueshme për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.

Objektiv është fitorja e opozitës. Jemi të hapur për të bashkëpunuar me PD që të mbështeten kandidatët më të mirë për t’i qëndruar besnik llogaridhënies”, tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *