“Të hiqen ‘sanksionet ndaj Rusisë’ dhe ‘ndikimi malinj i Kremlinit’ në rajon”, Vuçiç me plan të qartë në Tiranë, ja kërkesa që prek Kosovën

te hiqen sanksionet ndaj rusise dhe ndikimi malinj i kremlinit ne rajon vucic me plan te qarte ne tirane ja kerkesa qe prek kosoven
te hiqen sanksionet ndaj rusise dhe ndikimi malinj i kremlinit ne rajon vucic me plan te qarte ne tirane ja kerkesa qe prek kosoven

Pak më parë ka mbërritur në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën dhe Europën Juglindore, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç pritet të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet miratuar.

Duket se lideri serb do të kërkojë që nga teksti të hiqen sanksionet kundër Rusisë dhe shprehja: ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit.

Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “shteti” por “Gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor”, kjo pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts