
15:43 13/02/2022
Manifestim antiPutin në Kiev, ushtria stërvitet për luftë
Frika e një sulmi rus javën e ardhshme ka detyruar diplomatë të shumtë nga vendet perëndimore të bëjnë gati valixhet. Pamjet tregojnë pjesëtarë të stafit diplomatik amerikan pjesë e OSBE-së.
Qeveritë e disa vendeve aleate të NATO-s, krahas, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë edhe Shqipëria u bënë thirrje më herët gjatë kësaj jave, qytetarëve të tyre ikin nga Ukraina, pasi situata mund të shpërthejë nga momenti në moment.
Megjithatë, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, tha përmes një deklarate për shtyp se misionet diplomatike të vendeve të unionin nuk kishin vendosur ende mbylljen.
MijĂ«ra njerĂ«z manifestuan nĂ« Kiev kundĂ«r njĂ« ndĂ«rhyrjeje ushtarake ruse, ku mes parullave dallonte âThuaji Jo, Putinitâ. Kryeministri Denis Shmigal u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve tĂ« mos pĂ«rfshihen nga paniku, teksa garantoi se vendi i ti ka njĂ« ushtri mjaftueshĂ«m tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tâi bĂ«rĂ« ballĂ« trupave ruse.
Sakaq, në terren vijojnë stërvitjet ushtarake. Njësitë ushtarake për krizat zhvilluan manovra pranë kufirit me Krimenë. Ndërsa në brigjet e Krimesë, në stërvitjet e forcave detare janë përfshirë edhe nëndetëse.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al