Të infektohesh njëkohësisht me 2 variante të Covid

16:15 11/07/2021

Ekspertët: Një 90-vjeçare ndërroi jetë në Mars

A është e mundur që një person të infektohet në të njëjtën kohë me 2 variante të koronavirusit.

Ekspertët thonë po. Infeksioni i dyfishtë u konstatua në një grua 90-vjeçare e cila u sëmur me llojet Alpha dhe Beta të identifikuara për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut. Gruaja, e cila ndërroi jetë në Mars të këtij viti në Belgjikë, nuk ishte vaksinuar. Mjekët dyshojnë se ajo u infektua nga dy njerëz të ndryshëm.

Ata besojnë se ky është rasti i parë i dokumentuar i këtij lloji infektimi. Megjithëse të rralla sipas tyre infeksionet e dyfishta janë të mundshme. Në muajin Janar shkencëtarët në Brazil raportuan se dy njerëz ishin infektuar njëkohësisht me dy lloje të koronavirusit, njëri prej tyre një variant i quajtur Gamma.

Edhe studiuesit në Portugali trajtuan së fundmi një 17-vjeçar i cili dyshohej se ishte infektuar nga një variant i dytë i Covid ndërsa ishte ende duke u rikuperuar nga një infeksion i mëhershëm i covid.

Covid ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme duke rritur aftësinë e tij për t’u shumuar dhe disa prej tyre besohet se kanë mundësinë që t’u rezistojnë edhe vaksinave aktuale.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *