Të infektuara me koronavirus, 11 gra shtatzëna shtrohen në spital në Kosovë

Në Klinikë Obstetrike Gjinekologjike në Kosovë nga COVID-19 janë duke u trajtuar 11 gra gjendja e të cilave është stabile.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismajli.

Në një përgjigje me shkrim për 21media, ka thënë se asnjëra nga të hospitalizuarat nuk është në gjendje të rëndë.

“Shtatzënat duhet të kontrollohen te gjinekologu. Format e lehta trajtohen veq me terapi vitamina dhe paracetamol”, ka thënë Ismajli.

Ky i fundit ka treguar se gratë shtatzëna të prekura me COVID-19 duhet t’i bëjnë disa analiza rutinore si hemogrami, CRP, D-Dimeri.

Ndërkohë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njohur se 172 pacientë janë të spitalizuar dhe janë duke u trajtuar nëpër spitale dhe në QKUK.

Sipas ShKUK-së, 127 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekim intensiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.