“Të jesh në mendjen e Putin”, gjenerali amerikan: Është racional

[embedded content][embedded content]

14:37 22/03/2022

Sulmi ushtarak nga Rusia në Ukrainë ka bërë që sytë e botës të kthehen tek presidenti Vladimir Putin. Për inteligjencën perëndimore shkaku i sulmit mbetet ende mister por ata vijojnë të analizojnë sjelljen e tij.

Mjeshtri i spiunazhit amerikan, gjenerali James Clapper, i cili mbikëqyri CIA-n dhe që gjithashtu shërbeu edhe si një nga këshilltarët kryesorë të presidentit Barack Obama, tregon se si mund të jetë gjendja emocionale e tij.

Putini ka qenë kryesisht i izoluar, veçanërisht në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe fakti është se ai ka shumë pak njerëz që kanë kontakt me të”, thotë ai për programin “Today” të “BBC Radio 4”.

Pyetjes nëse Putin është racional ai i përgjigjet “Duhet të kuptojmë që kemi të bëjmë me një kryetar shteti që mund të shtypë butonin e arsenalit më të madh bërthamor në glob, ai po mendon në mënyrë racionale. Unë mendoj se nga shumë këndvështrime, ai është shumë racional… Por unë e di se sjellja e tij ka ndryshuar shumë kohët e fundit “.

Clapper vijon duke thënë se Putini po bën shumë gjëra që nuk përputhen me “sjelljen e tij tradicionale, të ftohtë dhe pragmatike”.

Disa analistë argumentojnë se Putini dëshiron të shihet si i çmendur, pasi kjo do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimet e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.