“Të kam parë të merrje vendime të vështira”/ Obama mesazh për Merkel: Falë teje Europa u ka mbijetuar stuhive, bota të ka një borxh të madh!

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama  u është bashkuar liderëve europianë në një mesazh lamtumire gjatë samitit të fundit për Angela Merkel të Bashkimit Europian.

Me anë të një videomesazhi, Obama shprehur privilegjin e të punuarit me të. Sipas Obamës shumë pak njerëz vendosin interesin e vendit përpara interesit të vet duke shprehur vlerësimin se falë saj Europa ia ka dalë mbanë në sidat dhe stuhitë që është përballur.

Në fund ai e ka falenderuar atë në emër të amerikanëve, bashkëshortes dhe vajzave të tij.

“Angela, po i bashkohem shokëve, kolegëve dhe admiruesve të tu në të gjithë botën në këtë kujtim për ty. Jam krenar që të kam nderuar me “Medaljen e Lirisë”  për përkushtimin tënd ndaj marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Europës. Isha i privilegjuar që të mbështetesha të ty  në krizat me të cilat është përballur njerëzimi dhe jam i lumtur të jem shoku yt teksa shikoja të merrje vendime të vështira. Vetëm shumë pak politikanë arrijnë të vendosin interesin politik të vendit përmbi interesit personal Gjermanët dhe e gjithë bota të detyrohen ty një falenderim të madh.  Falë teje Europa ia ka dalë mbanë nga stuhitë që është përballur. Gra dhe vajza, djem dhe burra të kanë si një model që mund ta marrin si shembull në kohë të vështira dhe unë jam një prej tyre.   Përpara të presin vite shumë produktive së bashku me bashkëshortin tënd. Në emër të amerikanëve, bashkëshortes dhe vajzave të mua duam të falenderojmë për miqësinë dhe udhëheqjen tënde”- shprehet Obama ne videomesazh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *