Të konsideruar si arma sekrete e Ukrainës kundër Rusisë/ Vuçiç i kërkon Erdogan dronët e famshëm “Bayraktar TB2”

Dronët turq “Bayraktar TB2”  të bërë të njohur nga lufta në Ukrainë pas rezultatin të suksesshëm të goditjes ndaj forcave ruse, duket se po kërkohen edhe nga vende të tjera.

Një prej tyre është edhe Serbia. Sipas mediave turke “SavunmaSanayist”, për këtë ka folur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke treguar se këtë kërkesë ia ka miratuar në parim miku i tij i mirë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiqit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.

Presidenti serb e konsideron shumë të rëndësishëm ndikimin e Erdoganit në Ballkan, siç e kishte thënë vetë në një konferencë të përbashkët për media.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.