“Të lidhur me shërbimet sekrete ruse”, SHBA vendos sanksione kundër katër zyrtarëve të lartë ukrainas: Po planifikonin të destabilizonin vendin

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione kundër katër zyrtarëve ukrainas, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit. “The Washington Post” shkruan se bëhet fjalë për dy deputetët Taras Kozak dhe Oleh Voloshy, ndërsa dy të tjerë janë ish-zyrtarë të qeverisë.

Këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë dyshohet të jenë pjesë e përpjekjeve të Moskës që synon pushtimin e mëtejshëm të Ukrainës.

“The Washington Post” raporton se, të katër zyrtarët kanë qenë të përfshirë ngushtë në përpjekjet e dezinformimit nga shërbimi federal i sigurisë ruse, i njohur si FSB. Kujtojmë se presidenti Joe Biden paralajmëroi Moskën nëse vendos që të nis aksionin ushtarak për pushtimin e Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.