“Të lumtur që luajmë për këtë ekip”, flasin tre yjet e të bluve: E dërgojmë Dinamon në elitë

SHPËRNDAJE

Të huajt nderojnë Dinamon. Almeida Uelber, Mustafa Xhixhiua dhe Diogo da Silva ishin protagonistët e fitores në derbi. I pari duket se ua ka marrë dorën “demave”, pasi kjo është e treta herë që i ndëshkon. 28-vjeçari nga Sao Paolo i Brazilit mendon se ngjitja nuk do të diskutohet.

Almeida dhe Da Silva Dinamo logo

“Më duket se Partizani B më sjell fat. Shënoj gjithnjë. Kjo Dinamo është e fortë dhe do të arrijë synimin, që është Superiorja”, tha Almeida. Kamerunasi po kap formën e tij më të mirë, duke u dhënë “shkelmin” edhe vështirësive. Fjalëpak, megjithatë pas ndeshjes Xhixhiua u shpreh:

“Ishte një gol për familjen dhe Dinamon time”. Vazhdon të shënojë dhe jo gola çfarëdo, por kryevepra. I tillë ishte edhe i djeshmi i “bomberit” të bluve.

“Dinamo, një emër i madh. I lumtur që luaj me këtë ekip. Golat e mi ia dedikoj tifozërisë së mrekullueshme”, deklaroi Da Silva për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *