Të maskuar e armatosur, grabitet nga persona të panjohur një postë në Prishtinë

Një postë në Prishtinë është grabitur nga persona ende të pa identifikuar. Sipas mediave në Kosovë, dy hajdutë të maskuar dhe armatosur kanë vjedhur një shumë parash.

Policia është njoftuar nga një punonjës i postës që ndodhej në ambientet e punës kur personat e maskuar me armë zjarri në dorë vodhën lekët. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa ditur.

Njoftimi policisë:

Prishtinë 06.01.2022 – 19:06. Punonjësi i postës ka raportuar se kishte qenë duke punuar në filialin e postës, ndërkohë që kishin hyrë dy persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre kishte një pistoletë në dorë dhe nën kërcënim të armës nga frika ia kishin marr një shumë të parave. Të dyshuarit pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.