“Të mbajmë Rusinë përballë përgjegjësisë”- Lufta në Ukrainë bën bashkë tre ambasadorë në Shqipëri. Xhaçka: Skenarët e mundshme për bashkëpunim






xhacka kim soreca shukurovMinistrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me tre ambasadorë në vendin tonë, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Në qendër të diskutimeve ka qenë konflikti në Ukrainë dhe skenarët e mundshme për bashkëpunim. Diplomatët dhe ministrja kanë rënë dakord mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur Rusinë përballë përgjegjësisë.

“Prita sot Ambasadoren e SHBA,Yuri Kim,  Ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

Diskutuam mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundëshëm për bashkëpunim.

Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur Rusinë përballë përgjegjësisë. Në solidaritet të plotë me Ukrainën”, shkruan Xhaçka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.