“Të mbarojë numërimi dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit”- Balla për presidentin Meta: Të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.

meta-balla

Përmes një postimi në “Twitter” numri dy i PS, Balla thekson se me “Baba Dridhe Liken” çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!

Gjithashtu Balla deklaron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!

what

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *