Të mbijetuarit e Holokaustit flasin për tmerret e së kaluarës

te mbijetuarit e holokaustit flasin per tmerret e se kaluares

11:57 04/02/2024

Lufta Izrael-Hamas sipas tyre ka rritur ndjenjën e antisemitizmit në nivele alarmante

Teksa janë bërë plot 79 vjet nga çlirimi i Aushvicit rreth 70 kilometra larg Krakovit, 94-vjeçari Bernhard Offen vazhdon të tregojë historinë e tij për shkak të njerëzve që nuk duan të besojnë se një gjë e tillë ka ndodhur dhe për shkak të frikës së tij nga mënyra se si i sheh njerëzit që sillen me njëri-tjetrin sot.

Rikthimi tek kujtimet e hidhura të Aushvicit do të mbeten në mendje sipas tij edhe për vitet që i kanë mbetur.

“Unë kam lindur këtu në Krakov, në atë zonë dhe kam jetuar nëpër geto. Dhe më pas, disa kampe përqendrimi. Kisha vetëm tre vëllezër që mbijetuan. Ata janë dy vëllezërit e mi më të mëdhenj që tani janë zhdukur, dhe unë jam i treti. Familja ime është e madhe me 59 persona. Kështu që, vazhdoj ta tregoj këtë histori për shkak të njerëzve që nuk duan t’a besojnë se një gjë e tillë ka ndodhur. Dhe kjo është arsyeja pse ka edhe një urrejtje, ndaj hebrenjve.”

Offen kaloi nëpër kampin e përqendrimit Julag 1 në Plaszow, Mauthausen,( Pllazou Mautazen) 3 muaj, nga ku u mor nga nazistët ndërsa forcat aleate sovjetike përparonin, dhe më në fund u çlirua nga ushtarët amerikanë. 

Të qenit në mes të një vargu robërish teksa marshonin pesë krah për krah, e shpëtoi atë nga dhuna dhe të shtënat.

“Kur eca nëpër Kazimierz distrikti në Krakov, pjesë e ish getos sepse kisha familjen në Kazimierz them që janë kujtime të hidhura dhe të dhembin. Por edhe lufta sot më jep si atëherë trishtim.  Çfarë duhet të bëjmë tani për t’i dhënë fund kësaj çnjerëzoreje ndaj të tjerëve duke qenë antisemit, duke qenë antinjerëzor.”

Duke folur për sulmin në 7 tetor ku u vranë 1200 persona dhe 240 u morën peng nga Hamasi, Offen shprehet se nuk do ta krahasonte atë me Holokaustin.

“Ne duhet të zgjohemi nga mënyra se si i trajtojmë qeniet njerëzore. Dhe kjo është e gjitha sepse Holokausti ndodhi për shkak të urrejtjes ndaj të tjerëve, le të jemi të qartë për këtë, veçanërisht hebrenjtë. Pra është antinjerëzore të jesh antisemitik. A e kuptoni se kjo është antinjerëzore. Nuk është kundër vetëm hebrenjve. Është kundër të gjithë të tjerëve. Pra, ne jemi në një kohë shumë të rrezikshme në këtë planet.”

Si Bernard edhe shumë të tjerë pajtohen me përpjekjet izraelite për të shkatërruar Hamasin.

“Nuk është një Holokaust i dytë, por sigurisht që më tronditi se çfarë janë të aftë njerëzit të trajtojnë të tjerët dhe të sulmojnë në një mënyrë të tillë si Hamasi. Dhe unë me të vërtetë u trondita. Jam dakord me Izraelin dhe çfarë bënë për të shkatërruar Hamasin. Por më dhemb që një gjë e tillë po ndodh sot. Duhet të citojmë civilizimin.”

Një tjetër i mbijetuar i Holokaustit, 88-vjeçari Gidon Lev, humbi 26 anëtarë të familjes së tij në kampet naziste të përqëndrimit. Në moshën gjashtë vjeç, Lev u vendos në geton Theresienstadt (Terezjenshtad) dhe kaloi mbi katër vjet atje. Ai ka humbur fëmijërinë e tij si dhe familjen e tij.

“Unë në fakt humba 26 njerëz në Holokaust, nga të cilët 23 ishin në Poloni, ata janë varrosur në Poloni. Njëzet e tre persona nga familja ime. Kështu që për mua Polonia është një lloj varri masiv. Toka e Polonisë, pyjet, fushat janë të spërkatura me kocka dhe gjak nga familja ime.”

Theresienstadt, (Terezjenshtad) një qytet kështjellë dhe garnizon i ndërtuar në fund të shekullit të 18-të, u përdor nga nazistët si një kamp tranziti për hebrenjtë e grumbulluar në Çekosllovaki dhe të dëbuar nga gjetkë në Evropë. Ata u mbajtën në geto derisa të mund të transportoheshin në kampe në lindje.

Vite më vonë, Lev ende kujton ndjenjën e urisë së përhershme që e mundonte, së bashku me shpresën dhe vullnetin për të mbijetuar.

“Isha i uritur gjatë gjithë kohës, natë, ditë. Ishte diçka që secili prej nesh donte të kishte pak më shumë ushqim. Dhe ndonjëherë bënim të gjitha llojet e punëve, punë që shpresonim se do të na jepnin një copë bukë. Edhe sot që flasim është ideja për të mbijetuar, ideja për të gjetur disa mënyra për të vazhduar jetën. Fëmijët nuk duan të vdesin. Fëmijët duan të qëndrojnë gjallë.”

Teksa rikthehet pas në kohë dhe kujton historitë e tij nga të afërmit e tij, ai thotë se fjalët i dështojnë kur përpiqet të përshkruajë rritjen e antisemitizmit në veçanti që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor dhe veprimet pasuese ushtarake izraelite.

“Antisemitizmi bazohet në injorancën, njerëzit e thjeshtë nuk dinin, njerëzit nuk donin ta dinin, njerëzit nuk besonin. Dhe ne duhet të përpiqemi të përballojmë dhe të edukojmë njerëzit.”

Lev merr pjesë rregullisht në protesta, madje ka edhe një kanal TikTok ku flet për përvojat e tij si Offen, i cili ka bërë turne në Aushvic, ku ishte i burgosur. Kohët e fundit Lev vizitoi vendin Aushvic-Birkenau, ende duke u përpjekur të pajtohej se diku në Poloni ndodhet familja e tij edhe pse e vrarë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts