“Të miratojmë në Kuvend kërkesën për anëtarësim të shpejtë në BE”- Balla ftesë opozitës: Të lëmë mënjanë axhendën politike dhe të flasim me një gjuhë për integrimin






Zëvendëskryetari i Këshillit të Integrimit, Taulant Balla, kërkoi nga foltorja e parlamentit që forcat politike të lënë mënjanë axhendën politike dhe të flasin me një gjuhë të përbashkët për sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

taulant balla

Basha ftoi opozitën që Kuvendi i Shqipërisë, duke marrë shkak dhe nga agresioni rus në Ukrainë, të kërkojë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Bashkimit Evropian në BE.

“Interesi i Shqipërisë e do sot më shumë se kurrë se kur flasim për aspiratën më të rëndësishme historike, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Evropian, ta lëmë axhendën politike mënjanë dhe të kthehemi të  flasim për kontekstin e ri gjeopolitik dhe nevojën që të gjithë kemi të flasim me të njëjtën gjuhë, ndërsa kemi mundësi të flasim dhe të takojmë kolegë të vendeve të BE-së në të gjitha nivelet e përfaqësimit të tyre.

E nderuar zonja Tabaku unë do doja ta ftoja opozitën sot që Kuvendi i Shqipërisë krahas kuvendeve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës dhe të Serbisë, mos të kërkojmë përshpejtim të procesit, unë mendoj se ka ardhur koha të kërkojmë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Konteksti i ri gjeopolitik i shkaktuar nga agresioni rus kërkon një përshpejtim të procesit të Moldavisë, të Gjeorgjisë edhe Ukrainës.

Ballkani Perëndimor duhet të jetë hapi tjetër i zgjerimit dhe ka ardhur koha që kjo të marrrë një rrugë të re. Kur flitet për integrimin axhendat politike t’i lëmë mënjanë dhe të fokusohemi te momenti që jemi.”, tha Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.