“Të na rroni sa malet”/ Edi Rama merr urime dhe përshëndetje me grusht në Shijak: Aq jo se mezi po rrimë në këmbë!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shijak, nga ku bëri me dije se kanë përfunduar të gjitha banesat individuale të dëmtuara nga tërmeti, ku sipas kreut të qeverisë 567 familje janë kthyer në shtëpinë e re.

Në takimin e Edi Ramës nuk munguan as përshëndetjet me grusht, apo urimet “të na rroni sa malet”, apo “t’u bëftë dita një mijë”.

Bashkëbisedimi i Ramës me banorin invalid

Banori: Të na rroni sa malet.

Rama: Sa malet jo, se edhe kaq sa jemi mezi po rrimë në këmbë.

Banorja: Zoti ta bëftë ditën një mijë themi ne. Ose dy mijë! Rrofsh e qofsh o Zot gjithë jetën, për veten edhe për popullin tonë!

Rama: Shumë mirë ka dalë ë! (shtëpia)

Banori: Po bereqaves, shumë mirë!

****

Banori: Të lumshin këmbët! Faleminderit shumë!

Rama: Gëzuar me shëndet, bëhu i fortë edhe me jetë të gjatë. Edhe ti kesh me jetë këta se do bëhesh stërgjysh shpejt me sa kuptoj unë.

Banori: Falënderoj shokët e bashkisë, shokët e komunës, e të gjithë hesapi që mua për vete si invalid mu ka gjend pranë gjithmonë.

Rama: Kanë bërë detyrën, mos u lodh me falënderime. Të jesh mirë!

Banori: Të rujt Zoti, faqebardhë me partinë.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *