“Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike”/ Presidenti Meta: Mbështes protestën e banorëve të Zall Gjocajt! Prokuroria të hetojë abuzimet



Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të protestës së banorëve, të  Zall Gjocajt që kundërshtojnë ndërtimin e Hec-it.

Meta01

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit bën thirrje që të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë abuzimet.

Presidenti shkruan se përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! “25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”, thotë Meta.

“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *