“Të ndërhyhet tek taksat!”- Vasili: Bordi i Transparencës duhet të shkrihet! Mafia po bllokon projektligjin në Kuvend


















Petrit Vasili, deputeti i Partisë së Lirisë ka kërkuar që të shkrihet Bordi i Transparencës që vendos për çmimin e karburanteve në vend.

Vasili theksoi gjatë një konferencë bashkë me Ilir Metën se prej 7 muajsh ka dërguar në Kuved projektligjin për karburantet, por kjo sipas tij mbahet peng nga mafia.

“Që në 9 mars të këtij viti, 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë. Por në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim. E dimë shumë mirë se mund ta marrin dhe rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as nuk e kanë diskutuar. Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE. Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të mafias dhe ndërhyrjen te taksat”, tha Vasili.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *