“Të ndërpritet eksporti energjisë dhe…”/ Akademiku Artan Fuga: Kemi krizë menaxhimi nga politika, fondet janë keqpërdorur








artanfuga-energjiaelektrike

Akademiku Artan Fuga është shprehur me kritika për çështjen e krizës energjitike dhe për menaxhimin e saj. Në një intervistë për News24, ai thotë se sot qytetarët shqiptarë vuajnë një krizë menaxhimi për shkak të politikës.

Sipas tij, në vend që politika t’i shërbejë vendit, ajo po i shkakton më shumë dëme. Akademiku Fuga shprehet se nëse lidhja mes politikës me gjyqësorin, sipërmarrjeve publike apo korporatave të energjisë nuk do të shkëputet, atëherë do të vijojë keqpërdorimi i tyre politikisht e nuk do të kemi transparencë

“Mbase kemi të bëjmë edhe me mungesë vizioni. Por politika duhet të pranojë që menaxhimi i kompanive publike nuk do të thotë se ato duhet të drejtohen nga drejtues të cilat janë të emëruara nga politika duke punësuar militantë. Ne si qytetarë kemi një krizë menaxhimi për shkak të politikës. Në vend që politika të na shërbejë na krijon probleme. Nëse nuk shkëputet lidhja mes politikës, gjyqësorit, medias, sipërmarrjeve publike, agjensive shkencore, 4 korporatave të energjisë elektrike ne do të kemi përdorimin e tyre për qëllime politike, nuk do të ketë transparencë. Unë kam informacione që edhe menaxhimi i fondeve të produktit është i keqpërdoruar. Këto duhen diskutuar. Energjia është çështje e interesave të vendit, pa të nuk ka progres. Industria jonë është në pikë të hallit”- tha ai.

Duke prekur planin e qeverisë për menaxhimin e krizës, Fuga thotë se ajo nuk mund të zgjidhet përmes mbështetjeve financiare sociale. Për akademikun, problemi qëndron se Shqipëria ka mbetur pas në teknologji dhe menaxhim.

“Unë jam disi kritik ndaj disa përurimeve, në hapësirën publike, sidomos në Kuvendin e Shqipërisë. Mënyra si po ceket çështja e krizës energjetike, përballimi i saj, nuk mohoj se ka një konjukturë në energji, është e pjesshme, e njëanshme, e pasaktë. Nuk jam dakord që një krizë sikurse kjo zgjidhet me mbështetje financiare sociale. Tek ne nuk po shtrohet ideja e planeti është në një krizë të madhe për sa i përket konsumit të energjive. Sa prodhimi ka rëndësi menaxhimi. Ka të bëjë me projektet afatgjatë që çojnë tek energjitë e rinovueshme, të pastra, si ajo e erës, ujit, biokarburanteve, paneleve diellore aq më shumë pastaj me konsumimin e energjisë në banesat urbane duke i shpërdoruar ato. Kemi mbetur pas në teknologji dhe menaxhim”- tha Fuga.

Në fund Fuga e përmbyll me një zgjidhje që sipas tij do të nxirrte Shqipërinë nga kjo situatë. Ai shprehet se vendi ynë duhet të ndërpresë çdolloj eksporti të energjisë në një kohë të caktuar dhe të bëhet më tepër transparencë për financat.

“Të ndërpritet çdo lloj eksporti i energjisë për një kohë të caktuar dhe të bëhet transparenca e financave të korporatave. Jam i bindur që është një rrugë e rëndësishme që mendoj se do të ketë pasoja pozitive. Retorika politike si ajo e sotmja në parlament është si për fushata elektorale. Janë gjëra që kanë 30 vite që thuhen. Nuk kanë asnjë efekt pozitiv. Buxheti i një familje shqiptarë në masë 85% janë në atë pikë që nuk kanë më dhjamë për të tretur. Kryeministri tha se shqiptarët kanë kursime. Kush i ka ato? Sa përqind e popullsisë? 10%? Unë dua një shoqëri të zhvilluar me këto burime që kemi”- tha Fuga.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *