“Të ngrihemi për protesta masive, ose…”/ Deputeti i opozitës thirrje qytetarëve: Revolucion demokratik ose të pranojmë masakrën elektorale






Deputeti në detyrë i opozitës, Lefter Maliqi u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të bëjnë revolucion demokratik, ose në të kundër duhet të pranojnë masakrën elektorale të 25 prillit. 

ek

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maliqi thekson se duhet reagim sot pasi nesër do të jetë vonë.

Largoni Diktatorin sot neser do jetë vone. Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!”- shkruan Maliqi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *