Të nominuarve për Oscar nuk iu mundësohet pjesëmarrja përmes Zoom-it

Të nominuarit për çmimet Oscar të këtij viti janë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë ceremoni përmes aplikacionit Zoom.

Në një letër dërguar të nominuarve, producentët e ceremonisë kanë thënë se kanë “punuar shumë për të garantuar një natë të sigurt dhe të kënaqshme për të gjithë, me prezencë fizike”.

Kjo ceremoni nuk do të vazhdojë traditën e këtij viti të ndarjes së çmimeve Golden Globes edhe Emmys, ku fituesit kanë pranuar çmimet përmes aplikacioneve online, si masë sigurie për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet më 25 prill në Llos Angjelles.

Producentët u kanë kërkuar po ashtu të nominuarve që të mos vishen si rëndom – një tjetër ndryshim, për dallim nga ceremonitë e tjera, ku disa fitues kanë pranuar çmimet të veshur sikurse në përditshmëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *